JUVENTUS/ Shtohen problemet për Alegrin.

Di Maria do të mungojë në ndeshjet kundër Sampdorias dhe Romës dhe është në dyshim për javen e katërt. Kjo konfirmohet nga rezultatet e analizave të kryera në mëngjes në J Medical. Një ndalesë që do të alarmojë mbi të gjitha Max Allegrin i cili i ka plot mungesa  Chiesa, ende në  box.

Në pak javë, Zonja e Vjetër ka humbur të dy yjet e merkatos së saj. Para argjentinasit, Paul Pogba ishte ndalur për një dëmtim të meniskut. Edhe francezi pritet të rikthehet në fillim të shtatorit. Di Maria sigurisht që do të mungojë në ndeshjet e radhës ndaj Sampdorias dhe Romës, por nuk përjashtohet që pritja për rikthimin e tij të shkojë përtej ndeshjeve ndaj Spezias dhe Fiorentinës. El Fideo duhet të kthehet në dispozicion të Allegrit në pjesën e parë të shtatorit, por kalendari i ngjeshur para Botërorit e prokupon Alegrin dhe në Torino ka frikë se argjentinasi mund të humbasë edhe ndeshjet e para të Champions League.  Kjo  mund të ndikojë në një përshpejtim në merkaton e Juventusit per të patur në dispozicion përforcimet e Memphis Depay dhe Leandro Paredes sa më shpejt të jetë e mundur .

Author: jehona