Zjarret/ Situatë alarmi: 28 vatra në 24 orët e fundit, 4 prej tyre aktive

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat e reja në lidhje me situatën e zjarreve në vend.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit  në vend janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 24 janë shuar.

Janë shuar vatrat e zjarrit në fshatin Mali i Jushit, bashkia Vau Dejës, në fshatin Gjegjan dhe mbi kurorën e qytetit Pukë, në fshatin Bershi, bashkia Klos, në fshatin Arapaj, bashkia Durrës, në Parkun Kombëtar Qafshtamë, bashkia Krujë, në fshatin Torovicë, bashkia Lezhë, në fshatin Shpërdhezë, bashkia Mirditë, në fshatin Lezhan, bashkia Selenicë, në fshatin Vanë, bashkia Delvinë, në fshatrat Dyshnik dhe Mbreshtan, bashkia Berat, në lagjen Gronic, dhe fshatin Sheper, bashkia Gjirokastër, në fshatrat Çollakaj dhe Blerimaj, bashkia Kavajë, në fshatin Spille, bashkia Rrogozhinë, në fshatin Ferras, bashkia Fier, në fshatin Peshtan i Madh, bashkia Fier, në fshatin Lam i Madh, Bashkia Mat, dhe zjarri në vendin e quajtur “Liqeni i Zi German” bashkia Mat.

Ndërkohë, bëhet me dije se zjarri vijon të jetë aktiv në  fshatin Shetaj, bashkia Durrës, në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, në fshatin Sojnik, bashkia Gramsh, dhe në fshatin Prongji, bashkia Gjirokastrër.

Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 709 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 36 mjete zjarrfikëse

Author: jehona