Revolution in the Premier League….

Për të ndryshuar ngjyrën e fanellës apo stemës, klubet angleze do të duhet të kërkojnë leje nga tifozët e tyre. Kjo është nisma më e fundit  nga Federata Angleze e Futbollit. Synimi është të mbrohen traditat e klubeve nga ofertat e marketingut, i cili gjithnjë e më shumë çon në krijimin e fanellave me ngjyra që nuk kanë lidhje me historinë e ekipit.  Prandaj çdo ndryshim i propozuar në Angli do të duhet të kalojë konsultime të gjera me tifozët të cilët do të demonstrojnë se kanë qenë mbajtës të biletave sezonale ose kanë ndjekur një numër ndeshjesh në shtëpi.

Author: jehona