Moggi: “Pogba…! ? Një zgjedhje që nuk është e mirë, nëse një lojtar ka nevojë për një operacion, ai duhet ta bëjë atë”

I intervistuar nga Radio Bianconera ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, kritikoi vendimin e Paul Pogba për të mos bërë operacion dhe për të zgjedhur terapinë konservative:  Eshtë evidente që Pogba nuk dëshiron të bëjë një operacion tani për të mos humbur Botërorin dhe më pas, ndoshta, të bëjë një operacion pas kampionat botëror dhe të qëndrojë i qetë për disa muaj. Për mendimin tim kjo është diçka që nuk është e mirë. Nëse një lojtar duhet të operohet, ai duhet të operohet menjëherë dhe të mos presë pas Kupës së Botës”.

Author: jehona