ALARM/ Pyjet po i shfarosin më shumë se zjarret, hajdutët e pushtetit!

Deputeti demokrat i Elbasanit, Luçiano Boçi, ka denoncuar me foto se si po shfarosen pyjet nga ata që i cilëson si “hajdutët e pushtetit”.

Është verë,vapë, por grabitja e pyjeve nuk njeh as verë dhe as erë, si leku vetë. Ajo është fitimprurëse dhe vazhdon të behet në mes të ditës, pa turp dhe stepje, sepse e bën pushteti nën mbrojtjen e pushtetit.

Pyjet, po i shfarosin më shumë se zjarret e verës, hajdutët e pushtetit.

Pamjet vijnë nga Zavalina e largët, ku prej kohësh grabitja e pyjeve është ngritur në sistem.

Shpopullim dhe shpyllëzimi masiv i këtyre zonave vazhdon në ritmet e vapës funebre!” nënvizon Boçi.

Author: jehona