E kryer/ Paulo Dybala është zyrtarisht lojtar i Romës

Klubi giallorossi e dha njoftimin përmes një postimi në Twitter dhe pak më pas lëshoi ​​deklaratën që konfirmoi se lojtari ka nënshkruar deri më 30 qershor 2025. Argjentinasi do të mbajë në fanellë numrin 21. “Ditët që më çuan te ky nënshkrim ishin një kombinim i shumë emocioneve. Vendosmëria dhe shpejtësia me të cilën Roma tregoi se më donte mua-  ishin fjalët para të Dybales. –  Arrij në një ekip në rritje, me një klub që vazhdon të vendosë themele gjithnjë e më të forta për të ardhmen dhe një trajner, José Mourinho, me të cilin është një privilegj të punoj. Si kundërshtar e admirova atmosferën e krijuar nga tifozët e giallorossi, ndersa tani  pres me padurim të mund ti përshëndes me fanellën e Romës”.

Author: jehona