City është gati të “terrorizojë” Evropën: rikthehet uniforma e kuqezinjve e frymëzuar nga Milani i madh

Manchester City prezantoi fanellën e dytë për sezonin 2022/23, e karakterizuar nga vijat diagonale kuqezi.

Historia e kësaj fanelle filloi në fund të sezonit 1967/68, vit në të cilin Milani fitoi Scudetton dhe Kupën e Fituesve të Kupave. Drejtuesit e Cityt ishin aq të impresionuar nga kuqezinjtë saqë vendosën të imitonin uniformën klasike të skuadrës milaneze, me qëllimin e deklaruar për t’i dhënë një ton ndërkombëtar klubit.

City i veshi vijat e kuqezinjve për herë të fundit në sezonin ikonik 2011/12, viti i fitores së Premierligës pas 44 vitesh nën drejtimin e Mancinit. Tani (ndoshta edhe pa fat?) Fanella e frymëzuar nga Milani është rikthyer. Qëllimi i qartë do të jetë sigurisht Liga e Kampionëve shumë e dëshiruar.

Author: jehona