Izet Dashi, simbol i virtyteve më të mira të popullit të Skraparit.

Lajmi i ndarjes nga jeta të z.Izet Dashi më trishtoi shumë, jo vetëm sepse e kam njohur nga afër që në fëmijëri, por se ai ishte simboli i punës së jashtëzakonshme dhe i virtyteve më të mira të popullit të Skraparit.

Ai do të nderohet gjithmonë si Heroi i Punës në të dy kohët (socialiste dhe kapitaliste) që jetoi me nder dhe dinjitet.

Pas një jete gjithmonë të angazhuar në punë, xha Izeti do të ketë kohë të pushojë në paqen e merituar!

Ngushëllimet më të ndjera familjes Dashi dhe komunitetit të Skraparit!

I paharruar kujtimi i tij!

Nga Ilir Meta

President i Republikës

Author: jehona