E Kryer/ Lewandowski “fluturon” për në Barcelonë!

Robert Lewandowski tani do të konsiderohet si lojtar i ri i Barcelonës. Marrëveshja mes katalanasve dhe Bayernit është arritur dhe polaku planifikon t’i bashkohet ekipit katalanas në orët e ardhshme. Barcelona do të paguajë 45 milionë + 5 bonuse, për një shumë totale prej 50 milionë. Një kontratë trevjeçare me opsion për vitin e katërt është në pritje për sulmuesin polak. Kështu përfundon një histori e gjatë: i mbërritur në Bayern në vitin 2014 nga Borussia Dortmund, Lewandowski shënoi 344 gola në 375 ndeshje me skuadrën bavareze. Gjatë kësaj periudhe ai fitoi një Champions League, dy herë Kupën e Botës për Klube dhe theu rekordin e Bundesligës së Gerd Müller me 41 gola në sezonin 2020/21.

Author: jehona