Pendesa e Ronaldos, më ktheni prap te Juve

Sulmuesi i Portugalisë dhe Manchester United, Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në kampionatin italian. Kjo është raportuar nga gazetarët Calciomercato.

Agjenti i golashënuesit 37-vjeçar, Jorge Mendes, sipas burimit, i ka ofruar shërbimet e klientit të tij Juventusit. Gjatë një bisede me përfaqësuesit e “zonjës së vjetër”, Mendes tha se Cristiano është penduar që la Juven vitin e kaluar.

Ronaldo është gati të transferohet në Torino për të ndihmuar skuadrën të kthehet në garën për titull. Për këtë, portugezi pranon të shkurtojë pagat.

Cristiano mbrojti ngjyrat e Juventusit nga viti 2018 deri në vitin 2021

Author: jehona