Hollanda “kopjon” USA. Barazon pagesat e femrave me të meshkujve

Kthesë historike në Holandë. Që nga 1 korriku kombëtarja e femrave do të paguhet si ajo e meshkujve.   Një ndryshim i rëndësishëm i komentuar nga drejtori i Federatës Jan Van der Zee: “Është një hap historik për futbollin holandez të femrave. Që nga fitorja e WEURO 2017, e ndjekur nga finalja e Botërorit 2019 dhe pjesëmarrja në Olimpiadë, luaneshat janë bërë pjesë themelore e peizazhit futbollistik të vendit tone. Ky hap përpara nënvizon rëndësinë e tyre”. Prandaj Hollanda ndjek hapat e Shteteve të Bashkuara, të cilat tashmë kishin lëvizur në maj duke zyrtarizuar barazinë e pagave midis përfaqësuesit mashkull dhe femër.

Author: jehona