Marcelo te klubi i Ronaldo Da Lima, Valladolidi.

Marcelo pasi la “Los Blancos”(Realin) pas 16 vitesh dhe 25 trofesh të fituar, tani është vënë në kërkim të një klubi të ri.

Mediat spanjolle çojnë në  tre drejtime, në klube nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, por edhe Turqia i ka ofruar një mundësi brazilianit.

Por në orët e fundit po qarkullojnë zërat se Marcelo mund ta vazhdojë karrierën e tij në Spanjë.

Ai mund të qëndrojë në La Liga, teksa Valladolidi i ngjitur në këtë sezon në Primera ka shfaqur interes për të.

Në këtë drejtim ka ndihmuar jo pak Ronaldo da Lima, i cili është dhe president i Valladolidit.

Ronaldo ka kontaktuar me Marcelon, duke i bërë propozimin e tij. Tani fjalën e ka mbrojtësi i majtë.

Author: jehona