Matura Shtetërore/ Mbi 33 mijë maturantë testohen sot në Matematikë

Sot  zhvillohet provimi i tretë i Maturës Shtetërore. Mbi 33 mijë maturantë do t’i nënshtrohen testimit të njohurive në lëndën e Matematikës.

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do zgjasë 2 orë e gjysmë. Përpara se të futen në provim nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para me mjet identifikues.

Në disa shkolla janë vendosur bllokues valësh në mënyrë që të shmangej kopja me telefon si dhe janë vendosur dedektorë në hyrje për të zbuluar çdo aparat që mund të tentojnë të fusnin nxënësit.

Mësohet se rreth 7 mijë mësues janë angazhuar për mbarëvajtjen e provimit në të gjithë vendin.

Maturantët do të zhvillojnë provimin e Lëndës me Zgjedhje më  24 Qershor.

Author: jehona