San Leonardo/ Një vend në dietë…!

Një vend i tërë në dietë ! Një histori që po bën vërtet xhiron e internetit dhe që ka lënë absolutisht pa fjalë audiencën televizive italiane, në kanalin TV9. Programi “Një vend në dietë” eshte prodhuar nga FTM,  për Warner Bros Discovery. Një produksion që përfshin qytetin San Leonardo i cili vitin e kaluar u bë protagonist i një apeli që u pranua menjëherë nga transmetuesi televiziv, duke i dhënë jetë formatit në fjalë. Veçanërisht, kryebashkiaku Bindi u bë protagonist ne media duke nisur një projekt kolektiv për humbjen e peshës për qytetarët e qytetit të tij tëvogël. Për rreth tre muaj banoret ju nënshtuan  një dietë të caktuar dhe regjim aktiviteti fizik të dokumentuar tërësisht nga kamerat.

Author: jehona