SITUATE ALARMANTE / 18 sulme me tritol brenda vitit…

Nga 18 raste të sulmeve me tritol brenda këtij viti, ky i së shtunës është i pari me pasoja në njerëz. Një 27-vjeçar i identifikuar si Aleksandër Sadikaj humbi jetën mesditën e së shtunës pasi makina e tij tip “Volkswagen” shpërtheu gjatë lëvizjes nga tritoli i vendosur në të.

Në 4 raste eksploziv është vendosur në automjete apo banesa të policëve. Profesori i kriminologjisë Ervin Karamuço dha një intervistë pak ditë më parë për Euronews Albania ku e cilësoi situatën alarmante.

 

Author: jehona