Roma e vogël, Teatri Kombëtar dhe Esad Pashë Toptani.

Në ndeshjen e 25 majit, Bashkia e Tiranës, përmes një banderole gjigande i uronte Murinjos merserardhjen në Romën e vogël. Sigurisht bëhej fjalë për kompleksin e ndërtuar nga italianët, në Tiranë, në kohën e fashizmit. Kurse në momentin para se të prishej Teatri Kombëtar, Kryetari i Bashkisë së Tiranës u tha disa veteranëve në një jubilar, se ajo ndërtesa e teatrit duhet shembur sepse është arkitekturë fashiste. Dhe historianët thonë për Esad Pashë Toptanin se ishte figurë kontradiktore, pra edhe tradhëtare edhe patriotike. Në fakt aktiviteti i i tij ishte thjesht personal dhe patriotizmi apo tradhëtia ishin në funksion të këtij lloj interesi. E njëjta gjë si Kryebashkiaku i tanishëm me arkitekturën fashiste. Një herë e shan dhe herë tjetër mburret, si ta ketë interesin e tij personal në raport me karrigen. Apo si hithtarët e luftës së ftohtë të konvertuar në megaloamerikanë.

Nga Pëllumb Nako 

Author: jehona