FUTBOLL/ Manchester City kampion mes drithërimash/ Milan pas 11 vitesh

Manchester City është kampione e Premier League për të gjashtën herë, ndërsa ka mbyllur me sukses sezonin 2021-2022. Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola ka mbyllur kështu një edicion të vështirë, teksa është përballur me një rival si Liverpool. Duke e mbyllur kampionatin me 93 pikë, Manchester City shijon kështu trofeun e saj të gjashtë

Milani është kampion i Italisë për herë të 19-të. Me fitoren kundër Sassuolos në Reggio Emilia, që e bëri të padobishëm rezultatin e Interit kundër Sampdorias, në San Siro fillon festa.

“Ne ia dolëm! Jemi kampionë!”: Është tweet-i me të cilin Milani feston fitoren e nëntëmbëdhjetë, njëmbëdhjetë vjet pas titullit të fundit, duke postuar foton e ngazëllimit të Leaos, një prej lojtarëve simbolikë të suksesit të kuqezinjve

 

Author: jehona