‘Flakë’ e re për Mbappe? Revista e njohur zbulon lidhjen e yllit të PSG me bukuroshen izraelite

A e ka gjetur dashurinë Kylian Mbappé? Sipas revistës së njohur izraelite “Pnai Plus”, ylli francez i Paris Saint-Germain ka nisur një lidhje me Aviv Sarah Meiri, studenten 29-vjeçare.

Të dy nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe nuk janë përjetësuar asnjëherë bashkë me ndonjë foto apo video, por thashethemet çmenden dhe disa detaje sugjerojnë se mes tyre mund të ketë vërtet diçka.

Vajza, siç shihet edhe nga fotot e postuara në profilin e saj në Instagram, ditët e fundit ndodhet në Paris dhe nuk ka kaluar pa u vënë re një imazh i saj, veshur me uniformë të skuadrës së kryeqytetit francez. A mund të jetë ky një tregues i frekuentimit të tyre?

Author: jehona