Grabitet me armë Banka Kombëtare Tregtare, 3 persona me maska marrin paratë dhe largohen

Rikthehen grabitjet me armë dhe maska të bankave në Shqipëri.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur këtë mesditë në Bankën Kombëtare Tregtare, dega Koplik.

Tre persona të armatosur janë futur brenda bankës së nivelit të dytë dhe kanë terrorizuar punonjësit me armë zjarri.

Më pas, ata kanë marrë paratë dhe janë larguar. Në ndihmë mësohet tu ketë ardhur një person me një mjet të llojit “Volkswagen” me njgyrë të zezë që i priste jashtë bankës.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie.

Author: jehona