Aktori Donald Veshaj dhe modeli Kledi Hysa krijuan një raport të mirë miqësor brenda “Big Brother Vip.” Ky i fundit ka treguar se është takuar me aktorin pas daljes dhe ka zbuluar gjendjen e tij emocionale.
Ish-banori i BBV ishte i ftuar në një intervistë në “Shqipëria Live”, ku ka shprehu se aktori Donald Veshaj ende nuk është qetësuar, pas përfundmit të formatit.
“Kam ruajtur marrëdhënie me Pm, Elhaidin, Fifin, Arjolën, Sabianin edhe Donaldin e kam takuar. Ditën e shtunë ishim bashklë në Zyrich. Donaldi mirë dukej, por akoma nuk… sepse është ajo vala e madhe pas daljes, edhe unë e kam pasur këtë, akoma nuk është qetësuar. Është me koncerte, Donaldi nuk ka akoma qetësi sepse ai e do qetësine.”, shpjegoi ai.
Ndër të tjera ai u pyet në lidhje me këngën e re të aktorit Donald Veshajt, nëse mendon se është dedikim per ish të dashurën e tij, moderatoren Bora Zemani:
“Unë dua vetëm që ai djale, qoftë Triksa, qoftë Bora, dua vetëm që ai të jetë i lumtur. Për sa i përket këngës nuk mund të jap asnjë koment, do ta tregojë kohë. Besoj se edhe ai është akoma konfuz sidomos pas dalje. Ai çfarë s’ka kaluar në atë shtëpi nga ana emocionale.”, tha ai.
Për sa i përket këngëtares Beatrix Ramosaj, ai tha se nuk ka pasur ende mundësi ta takojë, por sapo të kthehet në Shqipëri mbase do të bisedojë me të.
“Me thënë të drejtën nuk e kam takuar, kam dashur ta takoj sepse jam takuar me të gjithë. Kurse me Triksën dy herë që jemi takuar tek festa, thjesht jemi përqafuar, çdo gjë është ok, por për të biseduar nuk kemi pasur kohë. Kur të kthehem në Shipëri mbase do të kemi kohë.”- tha ai.
Do kishe flirtuar më me Triksën?
Jo, ai flirt është keqkuptuar edhe në Big Brother, ka qenë thjesht një darkë./Shqiperiaime.com.al