Stresi vendos të flasë nëse është në një lidhje me modelen Klarisa Pengu?

Reper i njohur shqiptar, Arkimed Lushi, ka qenë në fokus të mediave lidhur me historitë sentimentale.

Së fundmi ai u përfol për një lidhje të re dashurie me modelen Klarisa Pengu. Kjo pasi u publikua një fotografi e tyre e përbashkët.
Vet reperi është shprehur se e ka takuar në koncert Klarisën.

“O lali unë jam single lali. Vajzën e kam parë për herë të parë në një koncert dhe ka ardhur e ka bërë një fotografi me mua. Kemi qenë me pronarin, ishim duke ngrënë darkë sipër klubit dhe kaq”, u shpreh ai.Me këtë u nënkuptua se ishte vetëm një foto e çastit, dhe që 35-vjeçari vazhdon të jetë beqar./asutimes.com

Author: admin