Më 2004 një tërmet 9.1 ballë rihter nën det nxiti cunami në Indonezi, duke vrarë të paktën 225 mijë persona në disa vende, raporton BBC. Sistemet e paralajmërimit dështuan të ngritnin alarm të qartë për të.
Megjithatë, në minutat dhe orët para se të ndodhte tërmeti e më pas cunami, disa kafshë duket se e ndjenë atë dhe u përpoqën të iknin. Sipas dëshmitarëve, elefantët ikën drejt tokave më të larta, flamengot lanë zonat e ulëta dhe qentë refuzuan të dilnin jashtë. Në bregdetin e Tajlandës, u tha se buajt filluan të preknin veshët, duke shikuar drejt detit dhe duke kërcyer minuta para cunamit.
“Të mbijetuarit raportuan se panë edhe kafshë si, lopë, dhi, mace dhe zogj që lëviznin pakontroll në tokë pak pas tërmetit dhe para se cunami të vinte”, ka thënë Irina Rafliana, studiuese në Institutin gjerman të Zhvillimit në Bonn.
Ajo tregoi edhe për raste të tjera. Më 2010 kur cunami vrau rreth 500 persona në ishullin Mentawai, kafshët dhanë shenja të tilla, sikur ta dinin se do të ndodhte diçka.
Këto sjellje të kafshëve para katastrofave natyrore, kanë nxitur disa studiues që t’i përkushtojnë vëmendje serioze teorisë se kafshët mund të jenë të krijuara ashtu që të paralajmërojnë katastrofat natyrore./inforculture.info