Sekreti që fshihet në liqenin majë Himalajave

Ky liqen në Himalaje fsheh një sekret mjaft të errët. Zbulimi i frikshëm u bë në vitet 1940, por misteri u zgjidh në shekullin 21. Roopkund – Roopkund, i njohur gjithashtu si Liqeni i Skeletit ose Liqeni i Misterit, është një liqen akullnajor në Indi. Liqeni ndodhet afër fshatit Ëan në rrethin Chamoli të Uttarakhanin, në Himalaje. Ai është mbuluar nga dëbora për rreth tetë muajt e vitit Më 1942, një roje pyjore britanike bëri një zbulim makabër: një liqen i ngrirë, plot kocka njerëzore! Por situata do të bëhej edhe më e çuditshme. Ndërsa akulli shkrihej gjatë verës, liqeni zbuloi edhe më shumë skelete. Nga mbetjet u identifikuan dy grupe njerëzish. Njëri ishte një grup individësh të lidhur ngushtë, të cilët mund të ishin familje ose fis. Grupi tjetër ishte i përbërë nga individë të vdekur rreth 200 vjet më parë, me prirje gjenetike me mediteranët lindorë. Besohet se kockat u përkasin pelegrinëve, që po kalonin malet me ndihmën e udhëzuesve lokalë. -Pavarësisht nga shumë teori të parashtruara, ekzistonte vetëm një emërues i zakonshëm në të gjitha kafkat: ato ishin të plasaritura. Çarjet në kafkë ishin të thella. Supet gjithashtu paraqisnin plagë./inforculture.info

Author: admin