E pabesueshme! Thyhet rekordi i Big Brother VIP nga Einxhel Shkira, ja për çfarë bëhet fjalë

Moderatorja Einxhel Shkira është një ndër banoret më të përforlura të “BBV”, për lojën e saj, romancën me Dj Dagz, për incidentin që i ndodhi brenda shtëpisë, si dhe së fundmi për debatin me Donaldin.

Edhe fare pak kohë na ndan nga zbulimi se kush do të jetë ai që do të jetë fituesi i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh. Tani emocioni është edhe më i fortë për të katërt finalistët, Ilirin, Donaldin, Einxhel dhe Beniadën.

E në gjithë këto muaj, ky ‘BBV’ nuk ka thyer vetëm rekorde shikueshmërie, por edhe një tjetër rekord mbarëbotëror, që në fakt e ka thyer pikërisht, konkurrentja Einxhel Shkira.

Ajo është më e nominuara në historinë e ‘Big Brother’ në të gjithë botën. Bukuroshja ka plot 19 nominime, duke kaluar kështu dhe rekordin e Janelle Pierzina në ‘Big Brother America’, e cila ka qenë në nominim 12 herë./Shqiperia ime.com.al

Author: admin