Einxhel “hap zemrën” tek Donaldi për babin e saj: Nuk dua ta shikoj në gjendje të rënduar

Emisionit “Big Brother VIP Albania” po i vjen fundi dhe këtë të premte do të kemi fituesin e parë të këtij formati.

Finalistët janë aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.

Dukee ditur që këto janë ditët e fundit të tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, banorët kanë qenë më tepër miqësor ndaj njëri-tjetrit dhe janë përpjekur të shijojnë momentet e fundit.

Gjatë ditës së sotme Einxhel dhe Donaldi kanë qenë në oborr duke biseduar dhe moderatorja tregohet shumë e hapur me aktorin në lidhje me babin e saj.

Ajo shprehet se nuk do ta shikojë më atë në gjendje të rënduar dhe do që ai të merret vetëm me pikturën.

Einxhel: Nuk dua ta shikoj më në atë gjendje të rënduar për hir të punës ose lekëve. Dua që ai të bëjë pikturën atë që i vjen. Babi po shkon afër 60-ës kështu që unë nuk dua. Dua që ai të pikturojë për qejfin e vet. I pëlqen shumë Korça. Vjet edhe parvjet ka marrë një tip studioje, si apartament të vogël në Korçë edhe shkonte që të pikturonte.

Rikujtojmë se brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, një ndër debatet më të fora ka qenë mes Donaldit dhe Einxhelit, ku kjo e fundit e akuzoi aktorin se nuk e ka paguar për 4 muaj./asutimes.com

Author: admin