“Përputhen” përjashton direkt konkurrentin e ri, kur mori vesh nga fansat ‘sekretin’ e tij

Programi “It’s My Love” është programi simotër i “Për’Puthen” në Kosovë. Një nga konkurrentët e rinj, i cili u pranua natën e “Për’puthen Prime”, i quajtur Baki, u përjashtua, pasi ka marrë pjesë më parë në një program të ngjashëm dhe kjo sipas prezantueses Bora Zemani bie ndesh me rregullat e produksionit.

“Do të ndalem te një prej djemve të rinj që u prezantua natën e Prime-it, te Baki. Gjatë fazës së audícíoneve, konkurrentët pyeten dhe për të shkuarën e tyre televizive, nëse kanë qenë ndonjëherë pjesë e programeve televizive, sepse një nga kushtet është se nuk duhet të kenë qenë pjesëmarrës në programe të tjera, për të shmangur kështu dyshímet se këtu vijnë për qëllime të tjera dhe jo për qëllimin kryesor: për dashurinë.

Baki tregoi se nuk ka pasur të shkuar televizive, por pas prezantimit të tij ishin vetë fansat që evídentuan që ai ka qenë pjesë e një tjetër programi, reality-show i ngjashëm me “Për’Puthen”. Patjetër që kjo e pénalízon atë.”,- tha Bora. Arjani gjithashtu shtòi:

“Nuk e kuptojmë se kush vjen për famë, kush për dashurinë, kush për të dal në televizion, do ta kemi gjithmonë problem këtë, sepse shikueshmëria e këtij programi stímulon mendjet pérvérse, të cilat kërkojnë të arrijnë famën nëpërmjet génjeshtràve”,– tha Arjani.

Nderkohe, pas Ritvanës, Argjendit dhe Anës, një tjetër konkurrent është larguar nga Përputhen. Bëhet fjalë për Nik Sherrin, djali nga Mirdita. Ai e ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në rrjete sociale, ku ka shkruar se nuk jeton vetëm për famë, por për respekt.

“Përshëndetje miq, dua t’ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë, nuk do jem më pjesë e “Për’puthen”. Unë nuk jetoj thjesht për famë jetoj për respekt, qofshi mirë ju përshëndes”, ka shkruar Niku.

Author: admin