E besoni dot që Mozzik vetëm për këtë veshje ka shpenzuar 38 mijë euro? (foto)

Ai tanimë shquhet për jetën luksoze që bën dhe këtë veçse e ka dëshmuar herë pas here. Bëhet fjalë për reperin nga Ferizaj, Mozzik, i cili falë karrierës së bujshme ka arritur të sigurojë një jetë të mirë.

I njëjti komentohet shpesh për veshjet e markat e ndryshme dhe për një gjë të tillë ka marrë vëmendjen edhe së fundmi.

Sipas faqes ‘Shqip Closet’, Gramos Aliu (emri i plotë) shpenzoi afro 38 mijë euro për vetëm një dukje. Syzet e brendit ‘Bottega Veneta’ të artistit kushtojnë 450 euro, ndërkohë që xhaketa nga e njëjta firmë ka vlerën e 2 mijë e 650 eurove.

Triko e bardhë e markës ‘Nautica’ kushton 70 euro, kurse tutat sportive ‘White Joggers’ kanë vlero afro 90 euro. Çanta po ashtu e brendit ‘Bottega Veneta’ ka kaluar shifrën e 2 mijë e 700 eurove dhe ora ‘Rolex’ me mbi 31 mijë euro. Mozzik edhe këtë verë ka qenë shumë aktiv e i angazhuar me mbrëmje e koncerte.

Siç kishte paralajmëruar, Mozzik ka publikuar projektin e ri muzikor. Kënga e re titullohet “Shko” dhe është kënga e dytë e albumit të këngëtarit “Lamboziki”. Për tekstin e këngës është kujdesur vetë ai, që i kushtohet një dashurie të humbur, ku ai ka dhënë shumë, e partnerja asgjë.

“Zemrën e ke prish me selikon, Vec ki dasht ti me prish veç qejfin tonë, Kurrkujt ma shumë se ty qiky refren s’pi shkon,Hajde e kryjm bashk, Please ma cingrron…”

Këto janë disa nga vargjet e këngës, që në fakt, fansave i janë dukur si “diss”. Ai ka postuar edhe një sekuencë nga videoja edhe në Instagram-in e tij, mirëpo krahas ndjekësve që kanë pëlqyer projektin, një pjesë e mirë kanë patur “rezerva”. Dhe arsyeja është Loredana! Ndjekësit shkruajnë se kënga është sërish “diss” për Loredanën, dhe se Mozzik duhet të heqë dorë nga kjo.

Author: admin