E dini sa euro kushton këmisha e Ledrit që e veshi Monika në spektakltin e të premtes?

Ledri para më shumë se një javë ishte musafir special në spektaklin e Big Brother Albania VIP. Ai i surprizoi banorët e BBV-së, por veçanërisht Dj Pm dhe Dj Dagz.

Ledri në surprizën në shtëpi kishte të veshur një këmishë të bardhë, të markës Off-White të cilën më pas ia kërkoi Monika, njëra nga banoret aty.

Madje këmishën, Monika Lubonja zgjodhi ta vishte dy ditë më parë, në spektakel. E çmimi i kësaj këmishe të markës Off White kap vlerën e 600 dollarëve.

Në puntatën e mbrëmjes së djeshme, Monika dukej më bukur se kurrë teksa kishte veshur këmishën e këngëtarit. Nuk u desh shumë kohë që te reagonte edhe Sara Hoxha në mënyrë humoristike lidhur me look-un e aktores mbrëmë.

Nëpërmjet një story në “Instagram” Sara shkruan: “Monika po me vjedh stilin?” Ndërkohë, Monika Lubonja është një nga banoret më të përfolura të shtëpisë, ku së fundmi është komentuar për marrëdhënien e saj midis Ilirit dhe Donaldit.

Në “grupet” e shtëpisë, Monika dukej sikur ishte pozicionuar në krah të Ilirit, por me sa duket së fundmi ajo është afruar edhe me Donaldin, duke e bërë balerinin të bëhet ‘’xheloz’’.

Author: admin