Kosovari në Gjermani i gjen 7 mijë euro dhe ia kthen pronarit

Taulant Baftjaraj nga Sopia e Suharekës, që jeton në Esslingen të Gjermanisë është bërë temë e medieve gjermane, shkruan Gazeta Express.

Arsyeja se pse mediet gjermane po shkruajnë për gjestin e tij human është se ai ka gjetur një kuletë me dokumente dhe me 7 mijë euro brenda saj. Taulanti kuletën e ka dorëzuar në policinë gjermane.

Taulanti kishte ikur nga Kosova gjatë vitit 2014, e njohur ndryshe si vala e ikjeve të kosovarëve drejt vendeve evropiane duke tentuar të gjejnë punë e të përmirësojnë jetën e tyre. /Express/

Author: admin