Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka mbajtur koncertin e tij përmbyllës të sezonit veror në Drenicë. Ai ka performuar para mijëra qytetarëve, disa nga hitet e tij më të njohura.
Vihet re se interesimi ka qenë vërtetë i madh. Madje vetë reperi ka ndarë në Instagram një video nga koncerti dhe ka shkruar: “Don Xhoni për president. N’Drenicë mirë se na vini”. Ndërkohë më tej, ai ndau me ndjekësit një video, e cila është realizuar nga një fans në mes të turmës. Në video mund të shihet se si në një prej frazave më të famshme të një prej ‘freestyle’-ve të tij, dëgjohen krisma në sfond.
Nuk dihet nëse krism.at në fjalë kanë qenë të vërteta apo improvizim, por Don Xhonit duket se i ka pëlqyer fakti që faqet në rrjetet sociale kanë shkruar se është gjuajtur me arm.ë në koncertin e tij.
Ai ka shpërndarë një postim Sot ku shkruhej: “Nën ritmin e Don Xhoni nuk durohen drenicasit, në mes qindra qytetarëve gjuajnë me ar.më”, dhe i njëjti e ka shoqëruar postimin me mbishkrimin: “Prej të 99-tës e dinë secili prej këtyre”.
https://streamable.com/ad7tzo