Pensionisti realizon ëndrrën, diplomohet në universitet në moshën 96 vjeçare

Një pensionist është bërë i diplomuari më i vjetër në universitet në Mbretërinë e Bashkuar pasi mori diplomën në moshën 96 vjeçare. Archie White u diplomua për artet e bukura në Kolegjin East Sussex në fillim të këtij viti.

Piktori, i cili punoi si avokat deri në moshën 92 vjeçare, u regjistrua në universitet në 2018-ën për t’u njohur më mirë me kryeveprat e artistëve të mëdhenj. Ai u frymëzua nga një mik i ngushtë që përfundoi kolegjin vitin e kaluar.

I moshuari thotë se ka për qëllim që të mbështesë njerëzit që duan të studiojnë. “Kam pasur një karrierë të gjatë por një nga gjërat për të cilat shqetësohem është që shumica e njerëzve të diplomohen.“, u shpreh ai. /abcnews.al

Author: admin