“Më është çarë goma”, si deshi të gënjente shefin me foto të punuar në Photoshop

Pak kohë më parë, një grua ndau në rrjetet sociale një foto që pretendohet ta ketë përdorur një koleg i saj, për të justifikuar vonesën në punën me shefin e tij.

Foto ishte një gomë makine e shpuar nga një gozhdë, por që rezultoi të ishte e punuar me Photoshop, madje ishte punuar keq. Dhe në fakt, thjesht hidhni një vështrim fotos, dhe ndjeni se ka diçka që nuk shkon me gozhdën e “ngulur” në gomë.

Fatkeqësisht për “art dizjanerin”, shefi i tij e kuptoi shpejt se fotografia ishte e sajuar, dhe justifikimi nuk piu ujë.

Author: admin