Ditën e hënë, Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha kurorëzuan dashurinë e tyre 17 vjeçare me martesë.
Dasma u zhvillua në anije në bregdetin e Vlorës dhe dekori, ka qenë minimalist. Teksa të ftuar ishin shumë miq dhe familjarë të tyre.
Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Rrezarta ka ndarë disa foto nga dita e tyre më e veçantë.
“Ma kujtojne te afermit se sa vite jemi sebashku, sepse mua me duket sikur te dashuroj nga dje, aq e pangopur jam me ty… Ti dua aq shume dhe ato 3 thinjat e reja qe te kane dale, edhe ato pak floke qe po te bien dhe ti i ke aq problem! Une ti dua… Te dua dhe kur me nevrikos… Edhe ankohesh per vonesat e mija.. Te dua per babin qe je me princeshen e shtepise tone”, ka shkruar Rezarta.