Sa kushton Genardi? Bosi i rekIamave në rrjetet sociaIe zbuIon tarifat

Genard Hajdini është një nga personazhet më të njohur të rrjeteve sociale, i cili ka marrë shumë famë me videot e përditshme që publikon në profilin e tij në Instagram bashkë me motrën e tij, Sonidën.

Por sa kushton Genardi, me reklamat që bën në rrjetet sociale?

Ai ka treguar tarifat, ndërsa ka rrëfyer një moment kur u nervozua nga thirrjet e shumta që kishte në telefon. “Isha pa ekzagjerim 200 telefonata në ditë dhe mundohem t’i hap të gjitha mesazhet.

Në çdo 10 telefonata, dy ishin reklamë, 8 tallje. Unë po u përgjigjesha me sinqeritet, një gjë që kam të kujdesshme është sinqeriteti”, u shpreh Genardi.

Njerëzit talleshin, unë mendova se ishin për reklamë se nuk e di kush është pas reklamave.

“Kam menduar ta rris tarifën, punoj produkt dhe lekë. Këtyre biznesit të madh, duhet të japin të paktën 100 euro dhe lartë, hotelet me 5 yje, pijet freskuese, etj, kur janë jashtë Tirane, është çik më shtrenjtë. Hotelet kanë dhënë, kur isha në Shkodër dhanë edhe 200.

Nëse janë pastaj biznesi i mesëm duhet të japi 70 dhe nëse është biznes familjar, 50 mijë lekë.

Nëse ka shpërndarje fotosh, bëhet 30, ndërsa Instastory është 20. Mund t’i bëj 2-3 reklama në ditë, por nuk dua t’i afroj shumë.

Unë nuk i heq, i mbaj përgjithmonë reklamat. Pa biznes, nuk paguhen taksat në shtet.

Po nuk u ndihmua biznesi familjar, varfëria në botë nuk do zhduket kurrë”, shtoi Genardi.

Author: admin