QYTETARËT MBUSHIN ME MBETURINA MAKINËN NË PRISHTINË

Një makinë në Kosovë, është mbuluar nga mbeturina për shkak se kishte bllokuar kontejnierët.

Kundërpërgjigja e pazakontë ka ardhur nga qytetarët e Prishtinës.

Në faqen “Vrojtuesit e Lagjes”, e cila administrohet nga qytetarët prishtinas për të raportuar çdo parregullsi në kryeqytet, është publikuar një fotografi ku shihet një veturë e tipi Golf 2 e mbuluar membeturina, shkruan Reporteri.net.

Kjo erdhi në shenjë pakënaqesie, pasi shoferi parkoi veturën para kontejnerëve duke bllokuar kështu hedhjen e mbeturinave nga qytetarët në hapësirat përkatëse.

“Gjest jo i bukur nga banorët, por me një kuptim të mirë”, është shkruar sipër fotografisë.

Author: admin