E REJA E NDJEK ME SHKOP NË DORË NJË BURRË QË PO E SHANTE NË TRAFIK

Një vajzë i jep mësim të mire një personi që po e ofendonte.

Në rrjetet sociale, po qarkullojnë pamje me mesazhin: ”Bravo, vajzë”!

Pamjet janë regjistruar në Rijeka të Kroacisë, ku tregojnë një përplasje në trafik.

Dhe megjithëse arsyeja nuk dihet, rezultati i përballjes është i qartë.

Pasi makinat ndaluan në kryqëzim sepse semafori ishte i kuq, një shofer doli nga makina e tij dhe filloi t’i bërtiste një gruaje e cila ishte gjithashtu shofere.

Të bërtiturat e tij të larta u ndalën kur shoferja, e pajisur me një shkop , doli nga makina.

Burri u largua duke vrapuar dhe nga distanca vazhdonte të fyente shoferen duke i thënë ta hidhte shkopin.

Author: admin