“Kaq fiksim e ke Bora Zemanin?”, Antonela ngacmon Spartak Ngjelën në sy të Vin Velit

Ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Antonela Berishën, e shohim tashmë çdo mbrëmje si moderatore në “Top Arena” ku u bën pyetje provokuese të ftuarve.

Mbrëmjen e djeshme, ajo pati një diskutim me avokatin Spartak Ngjela, i cili para disa kohësh u vendos në qendër të mediave rozë lidhur me një koment ndaj moderatores Bora Zemani.

“Dua të të pyes se kemi edhe ish-burrin e Bora Zemanit (Vin Veli) këtu në studio. I bën komplimente gjithmonë.

Po si o burrë erdhe herën e parë s’na bërë asnjë kompliment as mua as Alesias. Çfarë bëhet kështu, kaq fiksim e ke?– e ka pyetur Antonela.

“Alesias ia kam bërë komplimentat, ty s’të kam bërë”, –i është përgjigjur avokati. Përgjigje kjo e cila menjëherë shkaktoi të qeshura në studio, dhe më pas ai e ka komplimentuar edhe Antonelën duke i uruar edhe shumë suksese.

Author: admin