Qau pasi e pa veten në një fotografi, skocezja humb rreth 77 kilogramë direkt

Një grua në Skoci bëri një transformim të madh, pasi pa një foto të vjetër saj. Laura Neil, vd.ek.jen e babait të saj nga ka.nc.eri në vitin 2010 e përjetoi shumë keq pasi filloi të ushqehej me ushqime të thata. Kjo bëri që të shtonte në peshë dhe arriti deri në 143 kilogramë.

“Unë isha në depresion nga humbja e babait tim. Ishte shumë e papritur për ne, pasi na thanë që babai do të jetonte më gjatë. Isha shumë keq dhe vetëm haja ushqime të thata, të cilat ishin të dëmshme për mua”, tha Neil.

Momenti që e ndihmoi atë të bënte një ndryshim të madh në jetën e saj ishte kur ajo pa një foto të saj nga një festë që kishte marrë pjesë. Ajo tha për “SWNS” se në momentin që pa foton “shpërtheu duke qarë”, raporton FoxNews.

“Unë kurrë nuk e shikova veten,” tha ajo. “Një anëtar i familjes e mori foton dhe e ngarkoi atë në Facebook. Isha e shokuar dhe e pashë që duhej të bëja diçka”, shtoi më tutje Neil.

Përveç asaj fotografie, motiv tjetër që i shërbeu Neilit që të dobësohej, ishte dëshira e saj për të qenë nënë.

“Unë kisha për të humbur peshë për të krijuar një familje, pasi mjekët më thanë se kjo mund të ndikojë në shanset e mia për të mbetur shtatzënë”, shtoi më tutje ajo.

Në vitin e parë kur ajo filloi të mbajë dietë, Neil humbi pothuajse 54 kilogramë, duke peshuar rreth 89 kilogramë. Ajo gjithashtu mbeti shtatzënë me vajzën e saj të vetme Esme, tani 5-vjeçare.

Tani, Neil peshon 65 kilogramë, mirëpo ajo përsëri rikujton kohën kur ishte në peshë më të madhe.

“Humbja në peshë ma ndryshoi jetën. Kjo pasi tani unë kam më shumë vetëbesim. Më parë nuk doja do të dilja me miqtë e mi, sepse më vinte turp nga pesha ime dhe shqetësohesha se njerëzit po më shikonin”.

Woman loses 171 pounds after seeing photo of herself at a partyScots mum sheds 12 stone in stunning transformation after being left  mortified at party photo - Daily Record

Patriotic Scot proposes to shocked partner at Wallace Monument after  whirlwind lockdown romance - Daily Record

Surprise! Couple get engaged at National Wallace Monument | Alloa and  Hillfoots Advertiser

 

 

Author: admin