Udhëheqësi Kim Jong Un bëhet “kockë e lëkurë”, Koreja e Veriut në lot

Në Korenë e Veriut pothuajse të gjithë janë të shqetësuar për dobësimin e udhëheqësit suprem Kim Jong Un.

Dik.tatori ka humbur shumë kilogramë në muajt e fundit duke krijuar spekulime se mund të vuajë nga probleme shëndetësore.

“Pamja e gjeneralit (Kim Jong Un) që duket i dobësuar thyen shumë zemrat e njerëzve”, tha një qytetar në një intervistë për televizionin shtetëror.

“Të gjithë po qajnë” shtoi ai. Media ndërkombëtare, shërbimet e inteligjencës dhe ekspertët po monitorojnë nga afër shëndetin e tij.

Author: admin