![](https://jehona.info/wp-content/uploads/2021/06/euu-717x400-1.jpg)
Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën
Raportuesja për Kosovën në këtë institucion, Viola Von Cramon ka bërë të ditur se liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë mbështetur 472 eurodeputetë.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
“Në votimin plenar për raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian, shumica dërrmuese mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kërkon nga Këshilli i BE-së që të veprojë.
472 pro, 165 kundër dhe 41 abstenime”, ka shkruar Von Cramon.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Eurodeputetja Von Cramon, në debatin për raportin e progresit për Kosovën në Parlamentin Evropian ka kërkuar edhe njëherë që Këshilli i BE-së të veprojë dhe të liberalizojë vizat që ka premtuar për Kosovën.