Fero e ka punën “pisk”, reperi probleme të rënda me drejtësinë, rrezikon pesë vite burg

Reperi i njohur kosovar, Fero së fundmi është duke u përballur me disa probleme me ligjin. Ditën e sotme ai ka dalë para trupit gjykues, pasi në vitin 2018 së bashku me Mehmet Elshani dhe Avdullah Islami u përfshinë në një sherr.

Mbi reperin rëndon akuza për “kanosje për përdorim të mjetit të rrezikshëm”, ndërsa Shabani për “armëmbajtje pa leje”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mësohet se seanca është shtyrë për më 8 shtator pasi një prej të akuzuarve, Elshani nuk është paraqitur ditën e sotme. Prezent në sallën e e gjykimit ishin prokurori Bashkim Zeqa, të akuzuarit Feronit Shabani(Fero) dhe Avdullah Islami, si dhe avokati i këtij të fundit Nazim Mehmeti.

Sipas Prokurorisë bëhet me dije se reperi gjatë sherrit ka patur me vete një Elektroshok me bateri të firmës TË-801TYPE.

Ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë vjet.

Author: admin