Në emisionin “Rrethi Katror” në Top Channel është diskutuar se kush kanë qenë apo janë pjesëtarë të masonerisë në Shqipëri.
Ai deklaroi se masonët kanë pasur përfaqësues në kohë e hershme në Shqipqëri. “Ka edhe masoneri për ferma. Në masione Ylli lindor, një nga kontributoret e themelueset ishte shqiptare dhe kjo Sevasti Qiriazi. Një nga patriotet e mëdha. Familja Qiriazi ishte shumë e famshme, patriotike. Koto Hoxhi një tjetër masion.
Sevasti Qirazi është futur si burrë dhe i ka çuar para dikujt në burg. Këtu kanë bërë pjesë Mithat Frashëri, Sami Frashëri, Naim Frashëri, Ismail Qemalin. Në kongresin e Manastirit, Mithat Frashëri ka qenë drejtori i arsimit të lartë në qytetin e Selanikut, qyteti i dytë më i madh nën varësinë e Turqisë”, tha Cako.
Por aktualisht Cako ka zbuluar emrat e politikanë aktualë që janë masonë në vendin tonë.
“I pari e ka hapur Maksim Zotaj. U përpoq të krijonte një degë në Kosovë, Dardania 12 e nuk u arrit të krijohet një Lozhë e Madhe. Elton Çaçi, mjeshtri më i madh në botë duke ftuar disa nga degët kryesore të masonerie, austriake, por italiane, çeke, serbe, greke e ndoshta nga Brazili kanë ardhur e kanë përshëndetur LMSH, u regjistrua në gjykatë.
Llozha Eagle, e drejton Vladmir Avrami, që varen nga turqit. E ka si anëtar si emra Andrea Mano, 70 persona,. Luçiano Boçi, Damian Gjinkuri, është Ervin Bushati, Fatbardh Kadilli. Disa zv.ministra, që s’po ia përmend emrin, është Franko Egro, Dritan Shano. Është dhe Sokol Dervishaj, ish-ministri i Transportit”, deklaroi Cako.