Doktorët s’e dinin çfarë sëmundje kishte, 18-vjeçarja studion mjekësi dhe diagnostikon veten

Historia e Israa Altayeh është frymëzuese dhe ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare. Israa Altayeh, një vajzë jordaneze që në fëmijëri vuante nga dhimbje të forta të kyçeve, humbje të vetëdijes dhe simptoma të tjera të rënda.

Asnjë mjek nuk ishte në gjendje të kuptonte çfarë sëmundje kishte Israa derisa në moshën 18-vjeçare ajo vendosi të studionte mjekësi dhe të diagnostikonte vetë sëmundjen e saj. Israa lexoi mbi 200 libra mjekësie.

18-vjeçarja zbuloi vetë se vuante nga sindroma Ehlers Danlos (EDS), një sëmundje e rrallë që prek një në 20 mijë njerëz në botë. Patologjia ka të bëjë me indet lidhëse dhe përfshin simptoma që variojnë nga problemet e kyçeve, të lëkurës e deri te sistemi i tretjes. Të njëjtat çrregullime që vajza vuante prej moshës 10-vjeçare. Tani për tani nuk ka ndonjë kurë specifike për këtë gjendje.

“Kam marrë ushqim dhe ilaçe të veçanta për gjendjen time nga Amerika dhe gjëra të tjera për të zvogëluar problemet e kyçeve. Tani kam shpresë, tani mund të filloj të mendoj përsëri për të ardhmen sikurse vajzat në moshën time. E di që do të duhet ende kohë për trajtimet, por unë dola nga errësira”, ka treguar Israa.

Author: admin