“Game Over”/ Gjoba, pezullim licencash dhe dalje e mjetet nga qarkulli: Masat për ata që nuk kalojnë kolaudimin

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar drejtuesit që të riparojnë automjetet e tyre, duke shtuar se nuk do të ketë më qarkullim me probleme teknike dhe funksionale.

Rama gjithashtu nënvizon se penalizimet për mos kalim të kolaudimit do të jenë masa të ndryshme duke filluar nga gjobat dhe deri tek dalja e përhershme e mjetit nga qarkullim. Kryeministri e mbyll mesazhin e tij duke shkruar se “S’ka më ‘shaka’ me kolaudimin!-GAME OVER”

Statusi i kryeministrit Rama:

NJOFTIM MBI PROCESIN E KOLAUDIMIT TË AUTOMJETEVE

Nga rinisja e shërbimit të kontrollit teknik, tagër tashmë ekskluziv i DPSHTRR, (në 15 ditët e para) janë testuar 15,167 mjete nga të cilat:

10,063 Automjete (4 deri 8+1) (66%)

1,156 Autobusa (8%)

3,179 Kamiona (21%)

617 Rimorkio (4%)

120 Motomjete (0.8%)

32 Mjete Ndërtimi/Punimi Toke (0.2%)

3,454 mjete ose 23% e totalit të mjeteve janë ngelur/refuzuar!

2,607 (75.4%) Mjete janë ritestuar pas riparimeve dhe plotësimit të normave!

667 (19.4%) Mjete të ngelura, u ndalohet qarkullimi dhe priten për t’u riparaqitur në testim pas riparimeve!

180 (5.2%) Mjete të refuzuara, u ndalohet qarkullimi (xhama të dëmtuar, goma të tejkonsumuara, defekte të rënda në sisteme, pamje e jashtme jo e rregullt)!

RIPARONI NË AFATET LIGJORE MJETET RRUGORE! KONTROLLONI MJETIN PËRPARA ÇDO UDHËTIMI!

Kodi Rrugor, Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4 JU BËJNË DIREKT PËRGJEGJËS NËSE DILNI NË QARKULLIM ME MJET RRUGOR ME MANGËSI TEKNIKE OSE FUNKSIONALE!

Penalizimet: MASA, GJOBA, PEZULLIM LICENSASH dhe DERI DALJE E PËRHERSHME E MJETIT NGA QARKULLIMI! S’KA MË “SHAKA” ME KOLAUDIMIN!

GAME OVER

www.dpshtrr.gov.al

#DPSHTRR #KontrolliTeknik #Kolaudimi #MIE #AutomotorizimiShqiptar

#SkaKohëPërPushim

Tiranapost.al

Author: admin