Shekulli në mes të vitit 1750-1850 ishin vite të një diversiteti ortografik të mrekullueshëm në Shqipëri.
Në këtë periudhë, gjuha shqipe po shkruhej në gati dhjetë alfabete, një rekord ky për atë kohë dhe gjuhët evropiane.
Dhe këto alfabete ka vendosur që t’i studiojë e t’i sjellë në një libër studiuesi i shqipes, Robert Elsie.
“Edhe një libër tjetër që sapo botova, mbi alfabetet e shqipes. Rreth viteve 1750-1850 gjuha shqipe u shkrua në jo më pak se dhjetë alfabete të ndryshme. Sigurisht një rekord për një gjuhë evropiane! Ja i keni këtu” ka shkruar Elsie derisa ka prezantuar librin 117 faqësh “Albanian Alphabets – Borrowed and Invented”,
Libri prezanton këtë laramani gjuhësore, nga dokumentet më të hershme deri te fillimi i shekullit 20-të. Adaptimet kanë ndodhur nga alfabetet latine, greke, arabe dhe alfabeti cirilik, dhe çka është më e rëndësishme, edhe krijimi i një sistemi lokal i të shkruarit. Disa prej alfabeteve sot janë harruar madje edhe nga vetë shqiptarët.
Sipas librit, alfabetet në fjalë janë alfabeti i Gregorit në Durrës, alfabeti i Dhaskal Todhrit, i Jan Vellarës, i Naum Veqilharxhit, dhe më pas alfabetet më të vogla si ai i Papa Totasit, Vezo Bey dhe Konstantinit të Beratit.