Shqiptari Kërkon Dëmshpërblim Pasi Pretendon Se Fotografinë E Tij E Kanë Përdorur Në Paketat E Cigareve Pa E Pyetur

Shqiptari Kërkon Dëm shpërblim Pasi Pretendon Se Fotografinë E Tij E Kanë Përdorur Në Paketat E Cigareve Pa E Pyetu

Shqiptari Kërkon Dëms hpërblim Pasi Pretendon Se Fotografinë E Tij E Kanë Përdorur Në Paketat E Cigareve Pa E Pyetu

Një denoncim i pazakontë këtë herë ka ardhur në Strugalajm nga Emin Muca nga Veleshta e Strugës,ai pretendon se para disa kohësh nga një familjar i tij në Gjermani është informuar se në paketën e cigareve Marlboro në Gjermani, si paralajmërim për dëmet që i sjell duhani është stampuar imazhi i tij (fytyra e tij).

Ai tregon se këtij pretendimi nuk i ka besuar, por kur vet ka parë nga afër paketën e cigarreve është bindur plotësisht që imazhi i përdorur nga Philip Morris është i tij .Avokati i njohur nga Struga, Adrian Useini i kontraktuar nga Muca për këtë problematik, saktëson se tashmë ata si palë kanë kërkuar ekspertizë nga Enti Shtetëror i Maqedonisë për Ekspertizë për të vërtetuar pretendimin se imazhi i stampuar në paketën Marlboro në Gjermani është i klientit të tij

Author: admin