Në fytyrën tuaj është e shkruar diçka që është parësore për ju, ja për çka bëhet fjalë

Duke studiuar mësimet e lashta kineze, ekspertja për marrëdhënie intime, Trejsi Koks, ka arritur në përfundim se aty shkruhet se si jemi ne në dashuri dhe në marrëdhënie intime.

Po të besojmë në teorinë e saj atëherë gjërat janë kështu:

Sytë

Nëse keni sy ngjyrë të errët, jeni të pasionuar, të ngrohtë dhe të hapur. Njerëzit me sy të gjelbër dhe të kaltërt, janë më krijues në jetën intime, por shpesh janë partner të pabesë, ndërsa ata me sy ngjyrë kafe janë të lindur për aventura, transmeton portali arbresh.info

Buzët

Të mëdha dhe të mbushura, zbulojnë se ju jeni dashnorë të ndjeshëm, më pak imagjinues dhe më pak krijues. Buzët e plota dhe të ulëra janë karakteristikë e hedonistëve në gjithçka, madje edhe në dashuri, ndërsa ata me buzë të holla janë më të ftohtë në marrëdhënie intime.

Hunda

Hunda e vogël tregon se jeni modestë në dashuri dhe jeni pak të dhënë pas sensualitetin. Njerëzit me një hundë të hapur janë shumë të pasionuar, ndërsa ata me një hundë të vogël janë të turpshëm dhe romantik.

Veshët

Njerëzit me veshë të vegjël janë të hapur dhe të përkushtuar në një marrëdhënie, ndërsa ata me veshë të mëdhenjë janë dashnorë të ndjeshëm dhe pasiouar, madje u pëlqen edhe të “bërtasin” gjatë aktit./arbresh.info/

Author: admin