Pas di vorcit nga babai i tyre, nëna gjen nje burre tjeter: Ja mesazhi prekës që fëmijët kanë për t’i dhënë

Sheldona dhe Eriksoni kanë ardhur sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për të dhënë një mesazh për nënën e tyre, Irmën, pasi ajo do të largohet dhe ata dëshirojnë të jetë e lumtur.

Sheldona rrëfen se ka lindur në Dragot të Elbasanit, por kur ishte 1 vjeç u shpërngulën në Vlorë, aty ku nisën mosmarrëveshjet mes prindërve të saj.

Ajo thotë se ishte 10 vjeç kur nëna e saj është larguar për herë të parë nga shtëpia, për të shkuar në Elbasan te prindërit e saj.

Por pas rreth 5 muajsh ajo u rikthye në shtëpi për t’u bashkuar sërish me bashkëshortin e saj, duke menduar për fëmijët e saj dhe se ai mund të ishte penduar për konsumimin e tepërt të alk olit.

Ndërsa Eriksoni mendon se Irma u rikthye sepse u pendua për veprimin e saj.

Author: admin