Vajza e regjisorit të njohur hebre Steven Spielberg fejohet me tetovarin

Genc Legrand është me origjinë nga Tetova, por ka lindur në Zvicër. Për të ndjekur karrierën e tij në aktrim, ai u zhvendos në Los Anxhelos në SHBA, ku edhe u njoh me Destry në vitin 2017.

Vajza e regjisorit të njohur hebre Steven Spielberg, Destry Allyn Spielberg, është fejuar me aktorin shqiptar Genc Legrand.

Çifti e ka bërë të ditur lajmin përmes llogarive të tyre në Instagram, ku edhe kanë ndarë një foto me unazën në gisht.

“Jam e fejuar! Jam shumë e emocionuar që do ta jetoj jetën me mikun tim më të mirë! Kjo është dita më e bukur e jetës sime. Te dua shumë,” shkruan në postimin dedikuar partnerit të saj prej tre vitesh, 23 vjeçarja.

Genc Legrand, gjithashtu 23 vjeç, është me origjinë nga Tetova, por ka lindur në Zvicër. Për të ndjekur karrierën e tij në aktrim, ai u zhvendos në Los Anxhelos në SHBA, ku edhe u njoh me Destry në vitin 2017 .

Legrand ka bashkëpunuar me Steven Spielberg në filmin “West Side Story”, që pritet të dalë së shpejti në kinema./izraeli.sot/

Steven Spielberg's daughter Destry Allyn engaged to actor Genc Legrand:  'Holy cannoli, I'm engaged!' | Daily Mail Online

Spielberg's daughter Destry announces she's engaged to actor Genc Legrand -  Flipboard

 

Destry Allyn Spielberg, Riley Westling, Genc Le Grand - Genc Le Grand  Photos - Zimbio

Who Is Genc LeGrand? 5 Things About Actor Engaged To Destry Spielberg –  Hollywood Life

 She shared a close-up look of her diamond engagement ring

 

Author: admin