Çfarë nuk dëgjon njeriu: Miu dekorohet me Medalje të Artë për trimëri

Një mi në Afrikë është vlerësuar me medalje të artë për punën e tij për zbulimin e m*inave të tokës. Brejtësi i quajtur Magawa gjatë “karrierës” së tij ka zbuluar 39 m*ina dhe 28 mu*nicione të tjera të pashpërthyera.

Organizata bamirëse britanike e veterinarisë, PDSA, e akordoi këtë medalje të artë për miun, me motivacionin “për shpëtimin e jetëve njerëzor gjatë detyrës së tij për zbulimin e m*inave vde*kjeprurëse në Kamboxhia”.

Sipas të dhënave zyrtare, mendohet se në vendin e Azisë Juglindore ka ende mbi 6 milionë m*ina toke.

Nga 30 kafshë që e kanë fituar këtë çmim, Magawa është miu i parë. Brejtësi 7-vjeçar është trajnuar për një vit nga një organizatë e regjistruar në Belgjikë për zbulimin e m*inave.

Author: admin